×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    Abelard Tahiri: Më keq se bllokada aktuale, do të ishte nëse Kurti bëhet kryeministër përsëri

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 10:17

    Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka folur për media para hyrjes në objektin e Kuvendit të Kosovës ku edhe do të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit.

    Tahiri ka thënë se më e keqe se bllokada aktuale, do të ishte nëse kreu i VV-së arrin që ta krijojë qeverinë e re dhe që Kurti të bëhet kryeministër përsëri

    “Perspektiva e këtij vendi është duke u hapur për vëllezërit dhe motrat e këshilltarëve të kryeministrit Kurti. Sot, perspektivë kanë familjarët e tyre, jo qytetarët”.

    “Ne si deputetë, fakti që jemi çdoherë këtu dhe kundërshtojmë, besoj se tregon që jemi në krye të detyrës. Më e keqe se kjo bllokadë është nëse arrin të bëhet përsëri kryeministër Kurti”, ka deklaruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!