Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahir ka kërkuar nga kryeministri Kurti të tregojë se me çfarë parimesh po shkon për të dialoguar në Bruksel.
Tahiri ka thënë se Kurti nga prioriteti i 7 e vuri dialogun në prioritet të parë. Ai ka kërkuar nga kryeministri që të tregojnë nëse është ende kusht për rifillimin e dialogut zbardhja e fatit të të pagjeturve.
“Vizita e Kurtit në Bruksel është pritur, pasi duket qartë se ka një angazhim testues rreth dialogut. Ishte një vizitë përgatitore për dialogun. Për shkak të këtij nxitimi që prioriteti i 7 i Kurtit u bë i pari unë dua ti shtroj disa pyetje.
Ne kërkojmë nga Kurti t’ia bëjë me dije qytetarëve se a qëndrojnë ende kushtet e tij se pa u zbardhë fati i të pagjeturve, dialogu nuk mund të rifillojë. Me çfarë delegacioni Kurti po shkon në Bruskel, a e udhëheq ai dialogun apo presidentja Osmani”, ka thënë Tahiri.
Ai po ashtu ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të tregojë qëndrimin e tij rreth marrëveshjes së Uashingtonit.
“Zoti Kurti para deputetëve të PE theksoi se marrëveshja e Uashingtonit është bërë për të mos u zbatuar. Është mirë me sqaru se cili është qëndrimi i Kosovës karshi kësaj marrëveshje. Ende nuk e kemi dëgju as edhe një fjalë të vetme nga ai”, tha ndër të tjera Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.