Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë për refuzimin për uljen akcizës për derivatet, dhe heqjen e TVSH-së.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rishikojë çështjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, pasi sipas tij një pjesë e qytetarëve po shkojnë në Maqedoni për t’u furnizuar me derivate, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen dhe angazhimin direkt të Qeverisë Kosoves. Një pjesë e madhe e qytetarëve që jetojnë në zonën kufitare me Maqedoninë, qytetarët e Kaçanikut, Hanit të Elezit e Ferizajt e rrethinë shkojnë për t’u furnizuar me naftë në Maqedoni, për shkak se e kanë ulë akcizën atje. Kjo është e tmerrshme për neve. Rishikojeni çështjen e akcizës dhe TVSH-në për naftën”, tha Tahiri.
Deputeti i PDK-së përsëriti se kjo çështë duhet të merret seriozisht nga Qeveria, pasi sipas tij kjo krizë nuk do zgjas gjithmonë, por të paktën TVSH të hiqet për një periudhë të caktuar kohore.
“Rishikojeni, hiqeni fare TVSH-në, të paktën për një periudhë të caktuar, se kjo krizë nuk do jetë gjithmonë”, përfundoi shefi i grupit parlamentar të PDK-së./Reporteri.net/
Vetëvendosje kundër heqjes së TVSH-së për produktet bazë: Ulen të hyrat e shtetit