Në medie sot u raportua se ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, u raportua se është ftuar nga Gjykata Speciale, madje sipas raportimit në medie ai do të udhëtoj në fund të këtij muaji për në Hagë.
Tahiri për lajmi.net as nuk e ka pohuar e as nuk e ka mohuar këtë.
Ai ka thënë se momentalisht nuk mund të flas asgjë rreth kësaj çështje.
“Nuk mund të flas një herë asgjë për këtë punë”, ka thënë shkurt Tahiri.
Kujtojmë se dje Specialja i bëri ftesë edhe ish deputetit të PDK-së, Fadil Beka dhe dy ish-pjestarëve të UÇK-së.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.