×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Abrashi: Dekreti i Thaçit është në përputhje me Kushtetutën

    Reporteri
    08 Maj 2020 | 21:43

    Sekretari organizativ i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi, ka treguar se bashkë me zëvendësministrin e Drejtësisë, Florian Dushi, sot kanë dorëzuar komentet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetueshmërinë e Drekretit të dorëzuar nga presidenti Hashim Thaçi ditë më parë.


    Abrashi ka shkruar në Facebook se LDK është e bindur që Dekreti për nominimin e kandidatit të LDK-së, Avdullah Hoti, është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Sot me Florian Dushi, dorëzuam komentet në Gjykatën Kushtetuese lidhur me kushtetuetshmërinë e Dekretit 24/2020, në rastin KO 72/20

    Florianin e falenderoj për komentet e punuara në mënyrë profesionale, e që konfirmojnë se Dekreti është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke u bazuar në çështjet që ndërlidhen me mandatin e deputetit, me “Travaux Preparatoires”, aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, seancën e 22 gushtit 2019, qëndrimet publike të Kryetarit të LVV-së etj.

    Siç kemi cekur edhe më herët jemi të bindur që Dekreti për nomininin e kandidatit të LDK-së, z. Avdullah Hoti, është në përputhje të plotë me Kushtetutën.

    Suksese

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!