×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi i LDK-së i ashpër me VV-në: Nuk mund të na prishni me Amerikën

    Reporteri
    08 Mars 2020 | 21:23

    Dy partnerët e koalicionit, VV dhe LDK nuk kanë qëndrime unike sa i përket heqjes së taksës ndaj produkteve serbe.


    Ndërsa kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pa konsultim me LDK-në ka thënë se është pro heqjes së pjesërishme të taksës, partia e Isa Mustafës kërkon heqje të menjëhershme, ashtu siç po kërkon në vazhdimësi Amerika, shkruan Reporteri.net.

    Se ka përçarje mes koalicionit për këtë çështje e thotë hapur edhe një postim i bërë në Facebook nga Arban Abrashi i LDK-së.

    Ai ka shkruar në Facebook se shtyrja e heqjes së taksës po ndodh për shkak të garës për kryetar të Podujevës, ndërsa i thotë VV-së se nuk mund t’i prishin me Amerikën.

    Postimi i tij:

    Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë

    Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington!

    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2998216330197515&set=a.309214912431017&type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARAyMNt-ib27BLuBhtT9ISFxoieKnPYGFL8xff-F_EwyupB2BXmN3xcrpjOVA88YZN7iGQFY7lWILxnj2AMy8hPrKd1aIva5G8UQQuxX1FaBMhN0Cc1SL3IVFG1a3D_KSWhvM-NpZCqGjdLfcPMdL7whYfFIUWFSVkuInparKEUQdXittUrmMayPPSrrrhl-SJmnJI1y3U8igXza0dVQIEJQlG7Ndz-fTDB15QAy6MbPR8qjDkwxsF4VFTH0UcIEaOAd&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!