Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, ka thënë se ideja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është i papranueshëm për vendin tonë.
“Asociacioni është vazhdimësi e një ideje që shtyhet përpara nga Serbia që për fat të keq e ka pranuar edhe klasa politike në Kosovës. Implementimi i një strukture të tillë do të ishte shkatërruese për Kosovën. Dihet synimi asociacionit dhe prandaj është i papranueshëm. Nuk do të zbatohet. Krijimi i një pushteti të tretë do të ishte fatal”, tha ai.
“Nuk mund të pranojmë asnjë ide të përfshirjes së entiteteve që kanë karakter njëetnik. Ne kundërshtonim idenë e decentralizimit që synim ka pasë plotësimin e kërkesave të komunitetit serbe këtu. Kritika jonë për decentralizimin etnik ka qenë se nuk duhet të bëhet mbi baza entike dhe se nga kjo mund të del diccka tjetër. Parashikimet tona të çmendura sot janë realitet. Asociacioni është faza e dytë të një ideje që ka arrdhur nga decentralizimi etnik”, deklaroi Abrashi në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.