×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i VV-së

    Abrashi: Jemi në diskutim me NISMA-n për të gjitha temat

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 11:36

    Deputeti Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje pas dështimi të 24-të të konstituimit të Kuvendit ka thënë se po vazhdojnë bisedimet me NISMA-n për arritjen e një marrëveshje.

    Ai tha se do të vazhdojnë t’i dëgjojnë kërkesat dhe mendimet e partisë së Limajt.

    “Ne jemi në diskutim me NISMA-n për të gjitha temat. Do të vazhdojmë t’i dëgjojmë kërkesat dhe mendimet e tyre. Këtë kontakt jemi duke e bërë vazhdimisht dhe do të kontaktojmë çdo deputet, të cilët nuk e kanë humbur arsyen nga partitë e tyre relevante dhe të dalim nga kjo krizë sa më shpejtë”, ka thënë ai.

    Ai e ka e quajtur dështimin e 24-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, rezultat opozitar me bojkot e sabotazh.

    “Qe 16 herë është duke dështuar si rezultat i bojkotit dhe sabotazhit të opozitës”, ka thënë ai, duke folur për dështimin e votimit të komisionit të fshehtë për zgjedhjen e kryekuvendarit.

    “Si LVV përpos zhgënjimit, përveç parregullësi edhe me mungesën e seriozitetin e deputetëve dhe agjendave të ulëta, jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të sqarohet çështja e votimit të fshehtë. Jemi në pritje edhe me aktvendimin tjetër për manipulimin e votave të LVV-së nga diaspora”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!