×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Ka presion të madh nga diaspora që të rifillojnë fluturimet

    Reporteri
    09 Qershor 2020 | 21:01

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se ka vullnet në qeveri që të hapen edhe kufijtë ajrorë.

    Abrashi ka thënë se deri të premten do të dihet se ku gjenden institucionet e Kosovës në mbrojtjen e qytetarëve nga coronavirusi edhe në raport me fluturimet.

    “Mund të them se kemi presion të madh nga diaspora dhe vetë zyrtarët qeveritarë përfshirë edhe nga kryeministri Hoti i cili ka shprehur vullnetin që të hapen kufijtë e posaçërisht pasi disa nga aeroportet në regjion vetëm se janë hapur për fluturime”, ka deklaruar ai në Rtv Dukagjini.

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit ka thënë se qeveria është duke punuar ën këtë drejtim edhe pse sipas tij nuk mund të ketë datë të saktë.

    Abrashi ka thënë se qeveria është e përkushtuar që t’i plotësoj disa standarde shëndetësore që ka vendosur Agjencioni Evropian për Siguri të Aviacionit Civil në mënyrë që të pranojnë fluturime nga Kosova.

    Ministri i Infrastrukturës ka thënë se janë duke u shqyrtuar disa opsione se si do të priten mërgimtarët në mënyrë që të mos ketë infektime të reja.

    “Një opsion është që të testohet për coronavirus njëri nga anëtarët e familjes nga diaspora që kthehen në Kosovë, mirëpo deri të premten do të qartësohet shumëçka”, deklaroi më tej Arban Abrashi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!