×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi: Lufta e Kurtit ndaj LDK-së është bërë më dinake dhe plot gënjeshtra

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 17:14

    Lidhur me shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nga kryeministri Kurti ka reaguar edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Arban Abrashi.


    Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se veprimi i sotëm i Kurtit, e dëshmoi edhe njëhere se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit, shkruan Reporteri.net.

    Abrashi thotë se Kurti po tenton ta shkatërrojë LDK-në duke e përçarë nga brenda, përmes disa individëve në LDK, që sipas deputetit, duan të ngritën në karrierë.

    Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.
    Prandaj, z. Kurtin e keni dëgjuar me dinakri që një ditë të lavdëron dikend nga LDK-ja, dhe ditën tjeter të sulmoj dikën tjetër. Kjo në fjalë popullor do të ishte e barabartë me “Të vran natën e të qan ditën” ka shkruar ai.

    Abrashi tutje ka thënë se kryeministri Kurti fillimisht ishte kundër Presidentit Rugova, por në pamundësi që të luftojë figurën e tij, ai ka zgjedhur të luftojë partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.

    Ai po ashtu ka thënë se lufta e Kurtit ndaj LDK-së është bërë më dinake dhe plot gënjeshtra.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    “Frikë JO, Kujdes PO
    Albin Kurti me veprimin e sotëm të shkarkimit të Ministrit Agim Veliu, edhe njëherë dëshmoi se qëllimi i tij është lufta kundër LDK-së dhe jo lufta kundër kapjes së shtetit.
    Ne fillim z. Kurti ishte kundër Presidentit Rugova, por në pamundësi të luftoj figurën e Presidentit Rugova, tash z. Kurti ka zgjedhur të luftoj partinë e tij, pra duke goditur LDK-në.
    Lufta e z.Kurtit ndaj LDK vetëm ka ndryshuar formën, është duke u bërë me dinake dhe plot gënjeshtra. Kurti nuk ka problem vetëm me z.Veliu, por ka problem edhe me LDK-në në Podujevë.
    Sot Kurti po sulmon LDK ne Podujevë, njejtë nesër do të sulmoj LDK-në në Gjilan, Pejë, çdo kund tjetër. Kurti ka problem me LDK-në, jo veç me personat brenda LDK-së, ashtu siç ka problemet e tij ideologjike me Presidentin Rugova dhe me veprimet shtetndërtuese të LDK-së gjatë gjithë periudhës.
    Kurti po beson se shkatërrimin e LDK-së, mund t’a bëjë duke përçarë nga brenda LDK-në, pra duke llogaritur në apetitet e disa personave brenda LDK-së të cilët mund të shohin ndonjë oportunitet në ngritjen e tyre karrieriste brenda LDK-së, e që në të ardhmen do t’i shërbejnë atij.
    Prandaj, z. Kurtin e keni dëgjuar me dinakri që një ditë të lavdëron dikend nga LDK-ja, dhe ditën tjeter të sulmoj dikën tjetër. Kjo në fjalë popullor do të ishte e barabartë me “Të vran natën e të qan ditën”
    Sot kundër veprimeve të z.Kurti duhet të ngritën jo vetëm të gjithë antarët e LDK-së, por edhe qytetarët e Kosovës. Kurti sot është kundër LDK-së, pikërisht pasi që është LDK-ja ajo që po ja pa-pamundëson z. Kurti që Kosova të prishë marrëdhëniet me SHBA-të
    Frikë JO, Kujdes PO.”/Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!