Deputeti i VV-së, Artan Abrashi gjatë seancës që është duke u mbajtur në Kuvend ka përmendur rastet kur gratë janë fyer e për të njëjtat nuk kanë reaguar deputetët e subjekteve politike opozitare.
Abrashi ka thënë në seancën e sotme se ndaj presidentes së vendit, Vjosa Osmani është përdorur një gjuhë e ulët, gjersa shtoi se në shtëpinë e deputetes Adelina Grainca janë bërë grafitë me gjuhë fyese.
Po ashtu ai tha se ndaj deputetes së AAK-së, Albena Reshitaj iu është bërë presion të ndryshojë qëndrimet e saj lidhur me qëndrimin e saj kur u votua Vjosa Osmani presidente.
“ Ndaj presidentes së Kosovës u përdor një gjuhë e ulët, në muret e shtëpisë së familjes së deputetes Adelina Grainca u shkruajtën grafite me fjalë fyese, kishte edhe presione ndaj grave që të ndryshojnë qëndrimet e tyre”, ka thënë ai.
“Deputetet e opozitës nuk I dënuan ato, po të njëjtët nuk reaguan në rastet e deputetëve burra. Nuk reaguan kur Haxhi Shala nga Nisma kaloi në AAK, por reaguan për gratë, akoma nuk janë çliruar nga mentaliteti i mykur e patriarkal. Të nderuar deputetë, problemet tua partiake, mungesa e hapësirës brenda hapësirë, nuk mund t’i mbuloni përmes degradimit të personaliteteve të njeriut. Dëshpërimi nga humbja që e pësuat në zgjedhje, e sulmet e egra ndaj LVV-së bëni sa të doni, nuk na bëjnë përshtypje, por, aman distancohuni nga çasjet e tilla primitive.”