×
  • Lajme
  • Lajme

    Abrashi pas rizgjedhjes së Mustafës në krye të partisë: S’ka kohë për të festuar, na presin punët

    Reporteri
    03 Gusht 2019 | 22:49

    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, njëherit ish-kandidat nga kjo parti, Arban Abrashi ka reaguar pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të subjektit.


    Përmes një postimi në Facebook, Abrashi e ka pranuar se ka dallime brenda LDK-së.

    Megjithatë, ka thënë se është koha e bashkimit të forcave për fitor të vërtetë.

    Abrashi gjatë mbrëmjes së djeshme ishte përfolur edhe si kandidat konsensual i mundshëm për kryetar të partisë.

    Ky është postimi në Facebook nga Abrashi:

    LDK sot vulosi besimin dhe i dha mbështetje kryetarit tonë Akademik Isa Mustafa. Ishte Kuvend unifikues e përbashkues.

    Faleminderit për të gjithë ata që na ndihmuan dhe qëndruan pranë, gjatë kësaj periudhe. Faleminderit për të gjithë qytetarët që na besuan e na përkrahen, pavarësisht disa problemeve të vogla që na dolën gjatë rrugëtimit.

    Sot fitorja nuk është vetëm e LDK-së. Është e gjithë Kosovës, por nuk kemi vend për të festuar. Është koha për punë, drejtë një Qeverisje të re. Kjo është beteja e jonë.

    Kriza socio-ekonomike, po kërcënon stabilitetin dhe shanset e çdo qytetari të Kosovës për një të ardhme me të mirë.

    Sot është koha e bashkimit të forcave të LDK-së për një fitore të vërtetë, një procesi të vërtetë politik; një fitore mbi papunësinë, një fitore e zhvillimit ekonomik.

    Dallimet midis nesh janë të vogla përballë punëve që na presin.

    Urime LDK, Urime Kosovë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!