×
  • Lajme
  • Lajme

    Abstenoi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, Duda Balje: Nuk kisha të drejtë të votoja në emrin tim sot

    Reporteri
    25 Maj 2022 | 15:19

    Anëtarja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Fincanca nga Grupi Parlamentar 6+, Duda Balje, ka abstenuar në shqyrtimin e Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Fondet Pensionale.

    Balje tha se nuk kishte të drejtë të votonte në emrin e saj personal dhe se vota e sotme ishte vota e Grupit Parlamentar Multietnik, derisa shtoi se nuk kanë qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 ishte abstenim, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Të nderuar qytetarë të Kosovës, vota ime sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është vota e Grupit Parlamentar Multietnik, nuk kemi qenë kundër, në raport me votat 4 me 4 vendimi ka qenë abstenim. Shihemi për votat në Parlament në momentin e votimit, ku çdo deputet do të votojë në emrin e tij personal!”, shkroi Duda Balje në Facebook.

    Kujtojmë se Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë përkrahur iniciativën për tërheqjen e një pjese të mjeteve të kursyera në Fondet Pensionale nga qytetarët.

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!