×
  • Lajme
  • Lajme

    Lumir Abdixhiku, ditën e rënies së qeverisë e shkarkon Betim Reçicën edhe nga një post tjetër

    Reporteri
    19 Mars 2020 | 12:04

    Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, me t’u kryer mbrëmë mbledhja e Kryesisë së LDK-së e çau kordonin e gazetarëve – duke mos thënë asnjë fjalë për atë çfarë kishte ndodh.


    Megjithatë ndryshe ka vepruar ministri i LDK-së po gjatë ditës së djeshme, të gjitha fjalët e tij i ka hedh në letër.

    Abdixhiku ka marrë vendim që ta lirojë edhe nga një post tjetër Betim Reçicë.

    “Betim Reçica lirohet nga pozita e Udhëheqësit të Njësisë Zbatuese të Projektit”, thuhet në vendimin e nënshkrua sot nga Abdixhiku, në ditën kur partia e tij kërkoi mocion mosbesimi për rrëzimin e Albin Kurtit, shkruan Insajderi.

    Më ketë vendim të Abdixhikut nuk është pajtuar Reçica.

    “Nga vendimi që keni dërguar një e-mail ju keni shkelur rëndë marrëveshjen ndërshtetërore të Republikës së Kosovës dhe asaj të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim”, thuhet në përgjigjen e Reçicës për Abdixhikun, shkruan Insajderi.

    Abdixhiku, Reçicën e ka shkarkuar rreth një muaj më parë edhe nga pozita e Sekretarit të Përhershëm në Ministrinë e Infrastrukturës.

    I njëjti teksa mbante pozitën e Sekretarit të Përhershëm në MI, ishte kanosur nga biznesmenin Valon Ademi, ky i fundit shok i Lumir Abdixhikut. Rastin Reçica e kishe lajmëruar në Polici.

    “Sot më datën 13/02/2020, në ora 8:11 të mëngjesit kam pranuar një kanosje të drejtpërdrejt përmes telefonit nga Valon Ademi pronar i kompanisë “2 A Group Sh.P.K, ku jam fyer dhe kam pranuar kërcënime me jetë për mua dhe familjen time”, thuhej në letrën që Reçica ia ka dërguar kryeministrit Albin Kurti, ministres së drejtësisë Albulena Haxhiut dhe drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!