Avokati i Rexhep Selimit në Gjykatën Speciale, David Young, ka dërguar tek Paneli apelin e tij në lidhje me vendimin e gjykatësit francez të procedurës paraprake i cili ia refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi.
Në parashtresat(ankesat) e avokatit të Selimit, përmendet garancia e dhënë nga drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti për lirimin nga paraburgimi të klientit të tij.
Young akuzon ashpër gjyqtarin paraprak, Nicollas Guillou, për vendimin e tij në favor të Prokurorisë së Specializuar, duke thënë se ai po spekulon dhe po abuzon me pozicionin e gjykimit.
“Së fundi, qëndrimi i ZPS -së në lidhje me garancitë e dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe gjetja e Panelit të Apelit në të njëjtën gjë, lidhet në mënyrë të ngjashme me kushtet e propozuara në kohën e Vendimit të Ankesave të Lirimit të Përkohshëm. Siç thuhet në Apel, sigurimi i Drejtorit të Përgjithshëm u dha si pjesë e ftesës specifike për t’u angazhuar drejtpërdrejt me Drejtorin e Policisë, nëse kërkohej ndonjë sqarim ose informacion i mëtejshëm mbi masat shtesë të propozuara të Mbrojtjes së Selimit. Gjyqtari i Procedurës Paraprake, duke hedhur poshtë këto garanci bazuar në spekulimet e tij në lidhje me praktikat e kushteve të propozuara shtesë, dhe pa treguar gatishmëri për t’u angazhuar me Drejtorin e Përgjithshëm, vendosi në një mënyrë aq të padrejtë dhe të paarsyeshme saqë përbën një abuzim të gjykimit”, ka thënë Young në parashtresat e tij.
Tutje, mbrojtja e Selimit thotë se është vet paneli i Apelit ai që ka gjetur mangësi të mëdha në arsyetimet që ka dhënë gjyqtari paraprak në vendimin për paraburgimin në janar të këtij viti.
“Së pari, Përgjigja injoron çështjen themelore të kësaj baze apeli; se mangësia e vazhdueshme dhe e përsëritur e arsyetimit minon të drejtën e Mbrojtjes për të apeluar Vendimin e kundërshtuar. Ashtu siç u pranua nga SPO në Përgjigjen e saj, Paneli i Apelit ra dakord, që Vendimi i Paraburgimit i Janarit 2021 vuante nga një mangësi arsyetimi. Kritika nga Kolegji i Apelit nuk u kufizua në gjetjet e tij të përgjithshme mbi “Detyrën për të dhënë Opinion të Arsyetuar”, siç nënkuptohet në Përgjigje, por në fakt iu referua disa dështimeve specifike nga ana e Gjyqtarit të Procedurës Paraprake. Të kundërshtuarit e Vendimit jo vetëm që nuk i kuron këto defekte, por i përsërit dhe i shton ato, duke siguruar që jurisprudenca që po zhvillohet dhe do të vazhdojë të zhvillohet, të lërë një kuptim të errët të mënyrës sesi Gjyqtari i Procedurës Paraprake ushtron kompetencat e tij diskrecionale”, thuhet në parashtresat e avokatit të Selimit.
Mbrojtja tutje nënvizon faktin se Apeli ka kërkuar nga Gjyqtari Paraprak dhe Prokuroria të arsyetojë më gjerësisht argumentet e propozuara në rastet kontestuese.
Ndryshe, Gjykata Speciale ua ka refuzuar lirimin nga paraburgimi krerëve të UÇK-së.
Madje, në vendimin për ish-presidentin Thaçi, gjykatësi paraprak ka injoruar garancitë e dy shteteve për lirimin nga paraburgim.