×
  • Lajme
  • Lajme / Parashikimi

    Acar i fortë edhe mëngjesin e sotëm, gjatë ditës mot më i butë

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 7:02

    Ditën e premtë mëngjesi sërish fillon me ngrica të forta. Minimalet zbresin deri në -15C e -10C, e zonave malore edhe më thellë nën -15C.

    Maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 2C e 6C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

    Vransira kalojnë më shpesh përgjatë fundjave në vend, e ditën e diel nuk përjashtohet mundësia për reshje të dobëta dëbore në pjesë të vendit.

    Temperaturat minimale ende të ulëta zbresin deri në -10C e -12C, derisa ato maksimale shënojnë rritje deri në 5C e 7C. Vransirat mbesin më dominante edhe përgjatë ditëve të para të javës vijuese, përderisa temperaturat shënojnë rritje deri në 10C e 12C. Nga fundjava dhe erërat ndryshojnë drejtimin kah jugore e jugperëndimore, e frynë të lehta dhe mesatare 2-8m/s, njofton Mendimi për Motin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!