×
  • Lajme
  • Lajme

    Rekrutë të rinj i shtohen FSK-së

    Reporteri
    09 Gusht 2019 | 8:01

    Forca e Sigurisë së Kosovës do të pasurohet me rekrutë të rinj, të cilët do t`i shtohen formacioneve të kësaj force.


    Ceremonia e certifikimit të tyre do të mbahet sot, në orën 10:00, në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore në Prishtinë.

    Ky është brezi i parë i rekrutëve për vitin 2019.

    Në këtë aktivitet, pritet të marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama si dhe gjeneralë, oficerë, mysafirë dhe familjarë të rekrutëve të rinj.

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka për synim ngritjen dhe profesionalizimin e mëtejmë drejt arritjes së cakut për integrim në Alancën Veriatlantike, NATO.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!