×
  • Lajme
  • Lajme

    Adem Grabovci për nipin që i vdiq sot: Asnjë sfidë jetësore nuk më rrëzoi më fortë

    Reporteri
    02 Qershor 2022 | 18:55

    Ish-deputeti i PDK’së, Adem Grabovci, ka reaguar për vdekjen e nipit të tij, Nazmi Grabovci, i cili u gjet i vdekur sot në një parking në Emshir, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Grabovci ka thënë se kjo ishte “stuhia më e rëndë” për të.

    “NAZMI, nuk të kisha vetëm shenjë të vëllaut, të kisha bashkëluftetar, shokë e gjithçka në jetë, mbeshtetësha shumë tek ti. Sot, më mundove fortë bre NAZ…. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që Ti e deshe aq shumë”, ka shkruar Grabovci.


    Ndryshe, një 50-vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

    Viktima është gjetur pa shenja jete në një parking nëntokësor.

    Sipas zëdhënësit të policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në këtë rast ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, mirëpo policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen.

    “Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”, tha Borovci për Reporteri.net.

    Personi që u gjet i vdekur në parking në Prishtinë është nipi i Adem Grabovcit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!