Deputeti i komunitetit goran, Adem Hoxha, është larguar nga Grupi parlamentar 6 plus, duke iu bashkuar Grupit Parlamentar të Listës Serbe.
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci bëri të ditur se pas largimit të Hoxhë, grupi 6 plus është shuar.
“Deputeti Adem Hoxha është larguar nga grupi 6 plus dhe i bashkangjitet grupit të Listës Serbe. Grupi 6 plus shuhet dhe i humb të drejtat në komisione”, tha ajo.
Seanca e Kuvendit të Kosovës është duke vazhduar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.