×
  • Lajme
  • Lajme

    Aderojnë 200 persona në AAK, Haradinaj e merr edhe një Baton Haxhiu

    Reporteri
    13 Maj 2019 | 17:24

    Kryeministri Ramush Haradinaj sot pasdite është takuar me strukturat e AAK-së në Viti. Në këtë takim, 200 anëtarë të rinj kanë aderuar në AAK. Për koincidencë, një prej të aderuarve është me emrin Baton Haxhiu, njëlloj si gazetari i njohur.


    Kryetari i AAK Haradinaj duke folur për proceset politike nacionale tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur.

    “Është një lajm i mirë që është hequr procesi i dialogut nga Mogherini. Sepse ka mundur me na sjell lajme të këqija. Tashmë procesi është në duart e dy burrështetasve më të mëdhenj evropian”, tha Haradinaj.

    Po ashtu ai tha se në mandatin e tij si kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës. Ndërsa, për liberalizimin e vizave, kryeministri pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.

    Banorëve të Vitisë iu premtojnë në Gërlicë do të ndodhë kyçja në autostradën rrugore.

    Kryeministri përmendi edhe të arriturat në sektorin e ekonomisë, me disa ligje të krijuara për të bërë biznes.

    Ndërsa, kryetari i degës së AAK në Viti Faruk Nura, tha se sot degës së AAK në këtë komunë tha se falë punës së madhe për shtetin e Kosovës si kryeministër nga ana e Haradinajt, kësaj partie i shtohen 200 anëtar të rinj në Viti.

    “Kjo është puna e kryeministrit, ngaqë është kryeministri i parë i Kosovës që themeloi ushtrinë e Kosovës dhe i thotë Jo Serbisë”, tha Nura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!