×
  • Lajme
  • Lajme

    Admini i Institutit në Komision, Naser Ramadani, “harron” të publikojë rastet me COVID

    Reporteri
    15 Dhjetor 2020 | 15:20

    IKSHPK ende nuk ka publikuar raportin 24 orësh për gjendjen epidemiologjike në Kosovë.


    Ndonëse deri më tani kanë kaluar 20 minuta nga ora 15:00 numri i rasteve të reja ende nuk është bërë i ditur, shkruan Reporteri.net.

    Në kohën kur priteshin të publikoheshin rastet e reja, drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani është duke raportuar në Komisionin për Shëndetësi bashkë me ministrin Zemaj.

    Mbase kjo mund të ketë qenë arsyeja që IKSHPK ka “harruar” të publikojë bilancin ditor.

    Naser Ramadani për disa minuta u pa duke përdorur telefonin rreth orës 15:10, ndonëse ishte duke raportuar para deputetëve.

    Kujtojmë se ditëve të fundit numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka shënuar rënie. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!