×
  • Lajme
  • Lajme / Normalizimi i marrëdhënieve

    Admirali amerikan: NATO-ja mbështet dialogun Kosovë-Serbi, rruga e vetme për adresimin e çështjeve politike

    Reporteri
    18 Dhjetor 2024 | 14:18

    Admirali i Marinës Amerikane, Stuart Munch, ka thënë se NATO e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    Në njoftimin e lëshuar thuhet se ai ka thënë kështu pas një takimi që e pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, duke u shtuar se kanë biseduar për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

    “Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e NATO-s për dialogun Prishtinë-Beograd të lehtësuar nga BE-ja, si e vetmja rrugë përpara për të adresuar çështjet politike për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka thënë Munsch.

    NATO ka përsëritur vazhdimisht se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë është rruga e vetme për  të gjetur një zgjidhje që respekton të drejtat e gjitha komuniteteve.

    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte,  pak pas marrjes së detyrës tha se se dialogu Kosovë-Serbi nuk po ec siç do të donin ata.

    “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe fakti që dialogu Prishtinë-Beograd nuk po ec përpara siç do të donim dhe dëshironim për dialogun e lehtësuar të BE-së, të cilin e mbështesim”, kishte thënë Rutte./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!