×
  • Lajme
  • Lajme

    Admirali Foggo arrin në Kosovë, pritet me ceremoni në Ministrinë e Mbrojtjes

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 12:00

    Shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli, admirali amerikan James Foggo, po e viziton Ministrinë e Mbrojtjes.


    Foggo është pritur me ceremoni nga ministri Rrustem Berisha.

    Pas ceremonisë së pritjes, po mbahet një takim mes Foggos dhe Berishës.

    Pas këtij takimi, shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli do të takohet edhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

    Ndryshe, admiral Foggo ishte përkrahës i madh i krijimit të ushtrisë së Kosovës, në kohën kur Sekretari i NATO-s doli kundër, transmeton Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!