×
  • Lajme
  • Lajme

    Adriatik Kelmendi pas anulimit të Sunny Hill në Prishtinë: Krim, ky është sabotim i vendit

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 20:56

    Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar ashpër pas anulimit të festivalit “Sunny Hill”, që ishte paraparë të mbahet në Prishtinë.

    Ai e ka quajtur këtë krim, duke thënë se ngjarja më e madhe kulturore që ka mundur ta ketë Prishtina ndonjëherë gjatë historisë, nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale.

    Sipas Kelmendit ky është sabotim i vendit dhe krim dhe për këtë dikush duhet të japë dorëheqje urgjentisht, shkruan Reporteri.net.

    “Dua Lipa sot është këngëtarja më e popullarizuar në botë. Plot njerëz në botë sot e dinë që ekziston Kosova vetëm pse e duan Dua Lipën. Ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes. Dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova. Ky është sabotim i vendit! Ky është krim!”, ka shkruar Kelmendi./Reporteri.net

    Postimi i tij i plotë:

    Ky është krim! Festivali Sunny Hill, ngjarja më e madhe kulturore që ka mundur ta ketë Prishtina ndonjëherë gjatë historisë, nuk po mbahet sivjet në Prishtinë shkaku i burokracisë institucionale.

    Krejt bota synon ta ketë një këngëtare si Dua Lipa. Ne ia mbyllim derën.

    Dua Lipa sot është këngëtarja më e popullarizuar në botë. Plot njerëz në botë sot e dinë që ekziston Kosova vetëm pse e duan Dua Lipën.

    Ky është dëshpërim përtej të imagjinueshmes.

    Dikush duhet të japë dorëheqje urgjent, si dhe të hetohen arsyet pse nuk duan të promovohet Kosova.

    Ky është sabotim i vendit! Ky është krim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!