Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është deklaruar rreth fluturimeve nga Kosova nëpër shtete të ndryshme.
“Dëshirojmë t’i njoftojmë te gjithë udhëtaret qe kane planifikuar te udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar te Prishtinës “Adem Jashari” se te gjitha fluturimet e planifikuara ne datat 19, 20 dhe 21 gusht do te realizohen ne kohe”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Punëtorët e aeroportit ‘Adem Jashari’ kanë vendosur që të hyjnë në grevë më 19, 20 dhe 21 gusht.
Përmes një njoftimi për media Sindikata e aeroportit ‘Adem Jashari’ thotë se pas shumë përpjekjeve për të dialoguar me menaxhmentin rreth kërkesave të tyre, këta të fundit nuk kanë treguar gatishmëri për dialog.
“Ju njoftojmë se pas shumë përpjekjeve dhe kërkesave të shumta drejtuar menaxhmentit të aeroportit për të dialoguar dhe për t’i zgjidhur çështjet tona në mënyrë paqësore, deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë ftesë apo gatishmëri nga ana e menaxhmentit për të dialoguar. Ne kemi shterrur të gjitha mënyrat dhe mundësitë paqësore për dialog. Punëtorët janë të vendosur në kërkesat e tyre për çka edhe kanë vendosur përmes delegateve të tyre të shkojnë në grevë, siç kemi paralajmëruar në protestën paqësore të mbajtur javën e kaluar me datën 08.08.2019 se me datën 19.08.2019 do të kemi grevë një orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 09.00h sipas kohës lokale dhe me datë 20.08.2019 grevë dy orëshe duke filluar prej orës 08.00h deri në orën 10.00h si dhe me datën 21 do mbajmë grevë gjithëditore”, thuhet në njoftim.