×
  • Lajme
  • Lajme

    Aeroporti i Prishtinës shënon Ditën e Mjedisit me ekspozitë kundër ndotjes nga plastika: Ripërdor, rimbush, reciklo

    Reporteri
    05 Qershor 2025 | 16:38

    Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” e ka shënuar Ditën Botërore të Mjedisit, përmes një ekspozite kundër ndotjes nga plastika.

    Kjo ekspozitë nxjerr në pah ndikimin e dëmshëm që ka përdorimi i plastikës – jo vetëm për mjedisin e përbashkët, por edhe për shëndetin e çdo njërit. Në ambientet e aeroportit janë vendosur artikuj nga plastika, ku janë dhënë informata për periudhën e gjatë kohore që u nevojitet për t’u dekompozuar. Kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e udhëtarëve, të cilët kanë ndjekur këtë aktivitet, shkruan Reporteri.net.

    Përmes këtij aktiviteti simbolik, është theksuar rëndësia e reduktimit të përdorimit të plastikës si hap kyç drejt një mjedisi më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

    Nën moton “Ripërdor. Rimbush. Reciklo”, ekspozita kishte për qëllim të nxisë reflektim dhe veprim konkret, si pjesë e përkushtimit ndaj mbrojtjes së mjedisit.

    “Një ambient më i shëndetshëm vjen me reduktimin e përdorimit të plastikës. Ripërdor. Rimbush. Reciklo ♻️💚”, ka nënvizuar aeroporti.

    Dita Botërore e Mjedisit, që çdo vit më 5 qershor mobilizon miliona njerëz në të gjithë botën, këtë vit fokusohet në ndikimin e plastikës – një nga ndotësit më të mëdhenj të natyrës dhe jetës së përditshme./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!