×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër 2 mijë raste aktive me COVID-19

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 7:35

    Në Kosovë janë 1 mijë e 903 raste aktive me COVID-19.


    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar të dielën për 269 raste të reja pozitive me COVID-19. Ndërsa në total që nga 13 marsi i 2020-tës janë 109 mijë e 931 persona të cilët janë infektuar me virusin korona.

    Shkak i infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 271 qytetarë.

    Kurse janë shëruar 105 mijë e 757.

    Njoftimi i plotë:

    #Bashkëiadalim

    08 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    ℹ Nga 4.492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    ℹ Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757.

    ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.903.

    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!