×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër 5 mijë monedha 2 euroshe të falsifikuara, si t’i dalloni nga origjinali

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 21:19

    Monedha prej 2 eurosh dhe kartëmonedha prej 50 eurove, janë më të falsifikuarat në muajt e parë të vitit 2021.


    Janë të pakta tiparet, që e dallojnë falsin nga origjinali.

    Është kjo monedha falso në vlerë dy euro, e cila në muajt e fundit, u nxori më së shumti punë ekspertëve të forenzikës.

    Vetëm në 4 muajt e parë të vitit 2021, afër 5 mijë monedha në vlerë të tilla, erdhën në Divizionin e Dokumenteve dhe dorëshkrimeve në Agjencinë e Forenzikës së Kosovës.

    Por, si mund të dallohet një monedhë fals nga ajo origjinal?

    Në numër të madh në muajt e fundit në Kosovë, po qarkullojnë edhe paratë e letrës.

    Edhe për kartëmonedha, nevojiten këto pajisje, për dallimin e falsit nga origjinali.

    Por, sipas Feriz Selimit, specialist i lartë për dokumente dhe dorëshkrime, janë edhe disa tipare, nga të cilat qytetarët mund ta dallojnë paranë fals pa pasur nevojë për mjete të tjera, raporton T7.

    E në disa raste sipas specialistëve, duhet edhe përdorimi i mikroskopit.

    Por sipas tyre, në asnjë rast, mashtruesit nuk ia arritën që t’i mashtrojnë ekspertët.

    Ndërkohë ky departament, sipas drejtorit Milazim Tahirukaj, e mbulon të gjithë territorin e Kosovës.

    Ky ka treguar se cilat monedha falso, po qarkullojnë më së shumti në Kosovë, në muajt e parë të vitit 2021.

    Se në muajt e parë, monedha prej 2 eurosh ishte më e falsifikuara, e thonë edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

    Zëdhënësi, Kushtrim Ahmeti, tha se kjo monedhë këtë vit, përbën 98% e të gjithë numrit të monedhave të falsifikuara të cilat u tërhoqën nga qarkullimi.

    Ndërkohë, vetëm në raportin e fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, janë evidentuar 5 raste të “Falsifikimit të Parasë” në territorin e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!