×
  • Lajme
  • Lajme

    Afër 8 mijë qytetarë vaksinohen kundër Covid-19, në 24-orët e fundit

    Reporteri
    10 Korrik 2021 | 15:37

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 7.741 doza të vaksinës kundër COVID-19.


    Ndërsa deri më sot me dozën e dytë janë vaksinuar 63.529 qytetarë.

    Gjithsej në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 252.938 persona.

    Gjithashtu në raportin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë kryer 1.347 testime, prej tyre vetëm 7 persona kanë rezultuar pozitiv dhe 22 persona janë shëruar.

    Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.444.

    Në total numri i rasteve aktive është 134

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!