Afro 14 mijë persona janë shëruar nga Covid-19 në Kosovë. Derisa 632 pacientë kanë humbur betejën me këtë virus.
Që nga 13 marsi kur u paraqiten dy rastet e para pozitive me koronavirus, numri total i rasteve është 15 mijë e 855 raste nga 70 mijë e 873 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.
Aktualisht numri i rasteve aktive me Covid-19 është 1 mijë 294, me gjithsej 632 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 73 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13 mijë e 929 raste.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 654 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 41 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali Gjilan dhe 1 rast nga spitali Prizren)”, ka njoftuar sot IKSHPK.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.