×
  • Lajme
  • Lajme

    Afro 150 mijë qytetarë vaksinohen kundër coronavirusit në Kosovë

    Reporteri
    24 Qershor 2021 | 16:57

    Në Kosovë është duke vazhduar vaksinimi i qytetarëve kundër coronavirusit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të vaksinuarve gjithsej në Kosovë është 149.121.


    Ndërkaq, të vaksinuar me dozën e dytë janë 25.158 qytetarë.

    Ndërsa, në 24 orët e fundit, janë vaksinuar 4.439 qytetarë.

    Vlen të përmendet se javëve të fundit në Kosovë ka pasur ulje të rasteve me COVID-19, e po ashtu edhe të viktimave.

    Në 24 orët e fundit nga COVID-19 kanë humbur jetën dy persona, kurse janë konfirmuar 14 raste pozitive.

    Ndryshe, nga data 23 në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja lehtësuese antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjare, mbrëmjet e maturës etj.

    Po ashtu, janë lejuar aktivitetet garuese në hapësira të jashtme, lejohet prania e shikuesve deri në 15 % të kapaciteteve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!