Edhe 110 raste të reja me koronavirus u raportuan të hënën në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë tha se, në bazë të 344 testeve të kryera në 24-orëshin paraprak, gati 32 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë.
Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 2,116.
Në 24 orët e kaluara, Ministria e Shëndetësisë tha se janë shëruar 163 pacientë, ndërsa viktima nuk ka pasur.
Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë ka nisur të rritet në gjysmën e dytë të qershorit.
Muajt e pranverës kanë qenë kryesisht të qetë sa u përket infektimeve – ka pasur ditë me zero raste.
Shkalla e infeksionit është në rritje edhe në vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë.
Rritje e numrit të të infektuarve me koronavirus në Ballkanin Perëndimor
Besohet se në qarkullim janë disa nënvariante të variantit Omicron të koronavirusit, që përhapen më shpejt, por shkaktojnë më pak simptoma.
Në Kosovë, më pak se gjysma e popullatës së përgjithshme, përkatësisht mbi 823 mijë veta kanë marrë dy doza të vaksinës kundër koronavirusit. Me dozën e tretë janë vaksinuar mbi 103 mijë qytetarë.
Javën e kaluar, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka miratuar dozën e katërt të vaksinës për personat mbi 60 vjeç, që e kanë marrë dozën e tretë së paku katër muaj më herët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.