×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: Albin Kurti po vjen për të qëndruar gjatë si kryeministër i Kosovës

    Reporteri
    21 Dhjetor 2020 | 23:51

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetutese i cili e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.


    Bahtiri përmes një postimi në Facebook ka thënë se Albin Kurti po vjen për të qëndruar gjatë si Kryeministër i Kosovës.

    “Albin Kurti po vjen, po vjen për të qëndruar gjatë si Kryeministër i Kosovës. Kosova shumë shpejtë do t’i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe njëherë e mirë qytetarit të Republikës tonë do t’i kthehet dinjiteti. Të dashurit e mi, fushata zgjedhore tashmë ka filluar, ju ftoj që të bëhemi bashk si kurrë më parë, t’i bashkojmë forcat tona dhe t’i japim Kosovës kahjen e duhur me Albin Kurtin Kryeministër. Mitrovica dhe gjithë Kosova me Albinin”, ka shkruar Bahtiri.

    Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

    Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nda data e shpalljes së tyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!