Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka kërkuar falje publike pas sharjes që bëri në tubimin e mbajtur nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë, drejtuar personit që insistoi t’i bënte pyetje Kurtit.
Bahtiri, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se reagimi i tij ishte emocional përpara se të ishte personal, teksa ka kërkuar falje për gjuhën e përdorur.
“Reagimi im ishte emocional dhe jo me paramendim, prandaj kërkoj falje publike për fjalorin jo adekuat”, thuhet në postimin e tij.
Në tubimin në fjalë, një person shkaktoi tollovi pasi insistoi që t’ia parashtronte një pyetje Kurtit, përgjatë kohës sa kandidati për deputet nga radhët e VV’së, Armend Muja, e kishte fjalën.
Mbrojtja e afërt e u.d. të presidentit, personin në fjalë, e kishte nxjerrë nga tubimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.