Për përleshjen në LDK-në e Mitrovicës nuk po reagojnë veç zyrtarët e partisë së Isa Mustafës.
Çuditërisht një reagim ka ardhur edhe nga kreu i kësaj komune Agim Bahtiri i cili sikur bën hajgare me LDK-në duke i thënë se nuk i vije mire të shoh skena të tilla pasi ai është themelues i kësaj partie në këtë qytet.
“Si themelues i LDK-së në vitet 89-90 në Mitrovicë, apeloj te struktura e kësaj partie që t’i zgjedhin strukturat drejtuese në mënyrë demokratike, duke e respektuar vullnetin e anëtarësisë. Përleshjet fizike nuk i kontribuojnë klimës së shkëlqyeshme politike të krijuar në Mitrovicë, pas ardhjes time si kryetar komune. Ndjejë dhimbje të shoh duke pasur probleme apo duke u shembur diçka në krijimin e së cilës kam kontribuar jashtëzakonisht shumë. LDK është parti me shumë vlera, andaj duhet të jep shembull për zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka shkruar Bahtiri.
Lidhur me këtë incident është deklaruar edhe shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se së shpejti do të dalin me një deklaratë publike në lidhje me përleshjen fizike të ndodhur sot të kësaj dege në Mitrovicë.
Plasin grushtat në LDK: Rrahen për zgjedhjet e brendshme në Mitrovicë