Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se në asnjë rast nuk ka bërë thirrje për vëllavrasje.
“Në asnjë kontekst nuk kam bërë thirrje për vëllavrasje. Është e turpshme të thuhet ashtu. Nuk kam thirrur për vëllavrasje. Unë kam krijuar paqe në Mitrovicë dhe gjithkund ku kam shkuar. Gjithmonë kam ftuar për paqe. Jam i paqes”, ka thënë Bahtiri për Klan Kosova përmes telefonit.
“Kam kërkuar nga Presidenti t’i shpallë zgjedhjet e lira. Është një mllef i madh i qytetarët për rrëzimin e Qeverisë në këtë kohë. Kam frikë mos ka përplasje nga qytetarët, atyre iu është vrarë shpresa. Kjo ka qenë Qeveria e shpresës”.
Bahtiri ka thënë se përmes deklaratës së tij të dhënë më herët gjatë ditës po tentohet të përfitohet.
“Është e turpshme që disa njerëz mendojnë të përfitojnë nga kjo deklaratë. Asnjëherë nuk e dëshiroj vëllavrasjen. Unë jam për të bashkuar qytetarët dhe të kemi ujdi mes njëri-tjetrit. Për këtë është Agim Bahtiri”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.