Si edhe në dy vitet e kaluara edhe sivjet kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka deklaruar pasuri marramendëse në Agjencinë Kundër Korrupsion(AKK).
Pasuria e tij paluajtshme kap vlerën 7 milionë e 560 mijë euro, mes tyre katër shtëpi dhe një tokë bujqësore.
Bahtiri ka deklaruar se toka bujqësore 17 hektar ka vlerën 6 milion e 200 mijë euro.
Gjithashtu sipas deklarimit, ai ka ende në pronësi veturën luksoze të tipit Audi Q7 e cila kushton 10 mijë euro.
Para të gatshme të ruajtura në bankë Bahtiri ka 10 mijë euro, ndërsa ka kredi 450 mijë euro për blerjen e një shtëpie të cilën e ka me kohëzgjatje 2015-2019.
Ai ka të hyra vjetore 17 mijë e 606 euro nga pozita si kryetar.
Ndërsa nga fabrika e kërpudhave ‘Green Mushroom Farm’ në Holandë ai ka deklaruar së fëmijët e tij marrin 336 mijë euro në vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.