Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e drekave dhe zyrtare të drejtorive kommunale.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, Komuna ka bërë me dije se ky vendim është marrë me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve.
“Ndërsa gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që t’ua ndalojë të gjitha drejtorive komunale shpenzimet për dreka dhe darka zyrtare, me qëllim të kursimit të mjeteve buxhetore, në mënyrë që këto mjete të dedikohen në të mirë të qytetarëve”, thuhet në komunikatë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.