×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: Plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare ka dështuar

    Reporteri
    02 Korrik 2019 | 23:49

    Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka njoftuar opinionin se që nga nesër do të bëhet hapja e supermarketeve dhe lokaleve të ndryshme në veri të vendit.


    Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin, teksa ka thënë se plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare ka dështuar, shkruan Reporteri.net.

    Bahtiri ka bërë apel tek qytetarët e veriut që mos të bien në grackën e njerëzve destruktiv.

    Postimi i tij i plotë:

    Lajm i mirë për qytetarët është se përfundimisht plani i Serbisë për të inskenuar krizë humanitare në veri ka dështuar, pasi që së shpejti do të filloj hapja e supermarketeve dhe lokaleve të ndryshme, disa prej të cilave kam informacion se do të hapen qysh nesër.

    Falënderoj Qeverinë e Kosovës për vendimin që të hapen pika shitëse me artikuj ushqimor në veri. Pas bashkëpunimit tim me ministrin Endrit Shala, këtij aksioni i janë bashkëngjitur edhe bizneset nga jugu i Mitrovicës. Me këtë rast i falënderoj gjitha bizneset për kontributin e dhënë.

    Dështimi i këtij plani destruktiv dhe destabilizues nga Serbia, tregon se shteti i Kosovës kur është i vendosur mund të mos lejoj ndërhyrje të shteteve që nuk na e duan të mirën, e aq më pak ndërhyrje nga Serbia.

    Apeloj tek qytetarët e veriut që më asnjëherë të mos bien në grackën e njerëzve destruktiv, por të mendojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!