×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri rrugës së mandatit të deputetit, sa vota mori deri më tani

    Reporteri
    21 Shkurt 2025 | 8:05

    Agim Bahtiri pritet të bëhet pjesë e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

    Pas numërimit të mbi 94.67% të votave të kandidatëve për deputetë,  ish-kryetari i Mitrovicës Jugore që në listë të VV-së pati numri 81, ka marrë 16 mijë e 535 vota deri më tani.

    Më i votuari në listën e Lëvizjes Vetëvendosje është lideri dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, me 273 mijë e 86 vota, pasuar nga Glauk Konjufca me 209 mijë e 582 vota. Pas tij vjen  Faton Peci, Hekuran Murati , Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla.

    Pjesë e dhjetëshes së fundit janë, Donika Gërvalla, Avni Dehari  dhe Mimoza Kusari-Lila. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!