×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri: Sistemi ynë shëndetësor u vonua në transplatimin e veshkës për Nazlijen

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 19:35

    Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Sherifi, të cilët humbën vajzën e tyre 19 vjeçare.


    Bahtiri përmes një reagimi në rrjetin social Facebook tha se ai u mundua që të kontribuonte sado pak në shërimin e saj, por që sipas tij sistemi shëndetësorë u vonua në transplantimin e veshkës.

    Nazlie Sherifi ndërroi jetë sot, ndërsa pas kësaj ka reaguar edhe i riu nga Deçani i cili publikisht u deklarua pro-dhurimit të veshkës për shpëtimin e jetës së saj.

    Postimi i plotë:

    Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë Nazlije Sherifi, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Unë dhe familja ime ndihemi jashtëzakonisht të mërzitur me rastin e humbjes së jetës të vajzës së re nga Mitrovica, për shërimin e së cilës u munduam të kontribuonim sado pak.

    Fatkeqësisht, sistemi ynë shëndetësor duket se është vonuar në transplatimin e veshkës, për tashmë të ndjerën.

    Në emër tim si kryetar komune dhe në emër të gjithë familjes Bahtiri i shprehu ngushllimet më të sinqerta familjes Sherifi.

    Lutemi që Allahu i madhërishëm ta ketë mëshiruar me xhenet Nazlijen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!