×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri thotë se e tradhtuan në nismën për bashkimin e Mitrovicës

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 12:15

    Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtri, pas një takimi me kandidatin e LVV-së për kryetar të Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, është shprehur se drejtuesit e shtetit të Kosovës e tradhtuan në nismën e tij për bashkimin e qytetit.


    ”Duke e parë situatën aktuale në Mitrovicë jam i dëshpëruar me drejtuesit e shtetit të Republikës së Kosovës, të cilët më tradhtuan në pikësynimin tim për bashkimin e qytetit, ku vetëm më përkrahën moralisht derisa e dorëzova peticionin dhe më pas heshtën e nuk vepruan për ta dërguar këtë iniciativë ligjore në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Bahtiri përmes një postimi në Facebook, shkruan Reporteri.net

    Tutje ai ka thënë që ”sikur të ishte mbajtur premtimi nga Presidenca dhe Kuvendi, sot nuk do të kishim pasur nevojë t’i shpallim zgjedhjet në këtë komunë, por do të ishin shpallur për një komunë të përbashkët, ku do të kandidoja edhe unë për kryetar”.

    Në fund kryetari i Mitrovicës është shprehur se udhëheqësit e Kosovës nuk kanë nevojë të dalin nëpër media, por nëse duan bashkimin e qytetit të Mitrovicë le ta dërgojnë në Kuvend peticionin dhe kështu të kalojnë nga fjalët e tyre boshe në vepra.

    Postimi i tij i plotë:

    Ishte kënaqësi të takohem me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës Mitrovicës, z. Erden Atiq, të cilin në emrin tim dhe në emër të AKR-së e mbështes fuqishëm në këtë garë zgjedhore. Besoj që do të jetë zë i fuqishëm dhe person i denjë për t’i quar proceset përpara në të mirë të të gjithë qytetarëve që jetojnë në pjesë veriore të qytetit të Mitrovicës.
    Duke e parë situatën aktuale në Mitrovicë jam i dëshpëruar me drejtuesit e shtetit të Republikës së Kosovës, të cilët më tradhëtuan në pikësynimin tim për bashkimin e qytetit, ku vetëm më përkrahën moralisht derisa e dorëzova peticionin dhe më pas heshtën e nuk vepruan për ta dërguar këtë iniciativë ligjore në Kuvendin e Kosovës.
    Sikur të ishte mbajtur premtimi nga Presidenca dhe Kuvendi, sot nuk do të kishim pasur nevojë t’i shpallim zgjedhjet në këtë komunë, por do të ishin shpallur për një komunë të përbashkët, ku do të kandidoja edhe unë për kryetar.
    Më vjen keq që sot disa udhëheqës shtetëror dalin me komunikata se janë për bashkimin e Mitrovicë, sepse ata asnjëherë nuk dëshmuan që janë për bashkimin e qytetit. Të njëjtit nuk kanë nevojë të dalin nëpër media, por nëse duan bashkimin e qytetit të Mitrovicë le ta dërgojnë në Kuvend peticionin që e kam dorëzuar unë dhe kështu të kalojnë nga fjalët e tyre boshe në vepra. Prandaj, kërkoj nga Kadri Veseli që ta bënë këtë veprim ose le të mos flet.
    Agim Bahtiri,
    Kryetar i AKR-së në Mitrovicë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!