×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Bahtiri zotohet se do të kujdeset për shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 23:14

    Kryetari i komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtiri, ka premtuar se do të kujdeset që shqiptarëve që jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimorë e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.


    Ai po ashtu ka thënë se është në biseda me Qeverinë e Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut.

    Ndryshe, Bahtiri ka kërkuar nga banorët e këtyre fshatrace të qëndrojnë të qetë duke bërë të ditur kështu se kryetari i Komunës së Mitrovicës është në koordinim me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve.

    Postimi i plotë:

    I lus qytetarët e Mitrovicës që të jenë të qetë pas situatës së krijuar me rastin e evidentimit të rreth 20 rasteve me koronavirusin COVID-19 në Mitrovicë të veriut, Zveçan e Leposaviq.

    Duke qenë pjesë e Mitrovicës së jugut, jam në biseda të pandërprera direkte me Qeverinë e Republikës së Kosovës që Suhodolli, Gushavci, Vinarci, Vidimriqi dhe Lagja e Doktorëve të kenë qarkullim të lirë dhe të mos preken as direkt e as indirekt nga masat e marra për kufizimin e lëvizjes në Mitrovicën e veriut.

    Kërkoj nga banorët e këtyre fshatrave të qëndrojnë të qetë dhe më japin pak kohë, pasi që jam në koordinim të plotë me organet qendrore për adresimin e shqetësimeve e tyre, që janë edhe shqetësim i imi.

    Si kryetar do të kujdesem që shqiptarëve të cilët jetojnë në pjesën veriore, të mos iu mungojnë artikujt ushqimor e as kujdesi mjekësor, për aq sa është e nevojshme dhe domosdoshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!