×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Çeku ftohet nga Specialja si i dyshuar

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 11:41

    Më 28 shtator udhëton për në Hagë ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.


    Çeku ka bërë të ditur se ka marrë ftesën dje, dhe është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

    “Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, tha Çeku, për Kohën.

    Kujtojmë se dje por dhe sot po merret në pyetje nga Specialja në Prishtinë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

    Kurse më 24 gusht Specialja e ftoi edhe deputetin e AAK-së, Haxhi Shala, i cili do të udhëtojë për në Hagë me 8 shtator.

    Kurse ditë më parë ftoi edhe ish-ushtarët e UÇK-së, Ramiz Kukaj dhe Skender Zhitia. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!