Agim Veliu i cili sot u shkarkua nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme ka thënë se shkarkimi i tij nga ana e kryeministrit Kurti, vjen për shkak të paaftësisë së Kurtit që si kryeministër kryejë detyrat e tij në menaxhimin e situatës së krijuar në vend, si asaj politike, ashtu edhe saj epidemilogjike, shkruan Reporteri.net.
“Në dëshpërim dhe pamundësi që t’i kryejë detyrat e tij, Kurti merret me çështje periferike. Ato janë tërësisht arsye praktike. Deklarimi im është deklarim i lirë, unë kam të drejt ta jap mendimin tim për çdo situatë. Si ministër e kam vërejtë se situata është ka del nga kontrolli për shkak të pamundësisë së menaxhimit të mirë. Nuk ka mundësi Kurti të imponojë mendimet e mia te unë”, është shprehur Veliu, per RTV Dukagjini.
Veliu ndër të tjera ka thënë organet e LDK-së do të vendosin për hapat e ardhshëm, mirëpo se ai nuk e sheh të arsyeshme vazhdimin e koalicionit VV-LDK, madje sipas tij ky koalicion tanimë nuk i sjell asnjë të mirë vendit.
“Unë ende nuk e kam takuar kryetarin Mustafa, do të bisedoj me të dhe do t’ia jap qëndrimin tim lidhur me këtë situatë. Mbetet çështje e organeve të LDK se cilën rrugë do ta zgjedhin. Çështja e koalicionit nuk është çështje e individit por organeve të LDK-së, i cili koalicion për mendimin tim nuk i sjell asnjë të mirë vendit. Kjo Qeveri nuk ka guxim të merr vendime të duhura për Kosovën, as sa i takon situatës politike as asaj epidemiologjike”, është shprehur Veliu./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.