Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu, javën e ardhshme është ftuar nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për të raportuar lidhur me rastin e kasafortës me dokumente të klasifikuara shtetërore, rast për të cili raportoi dje Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
Nënkryetari i këtij komisioni Bekë Berisha, tha se në mbledhjen e ardhshme do të sqarohet gjithçka lidhur me rastin.
“Ne e kemi thirrur të raportojë në komision, ministrin e Punëve të Brendshme dhe pastaj aty do të sqarohet gjithçka”.
Me ligj parashihen sanksione penale jo vetëm për ata që e nxjerrin por edhe ata që nuk e mbrojnë rrjedhjen e këtyre dokumenteve në publik.
Fjala është për kasafortën në të cilën ruhen dokumentet konfidenciale të ministrit të Punëve të Brendshme që përmbajnë të dhëna të rëndësishme për sigurinë e shtetit.