×
  • Lajme
  • Lajme

    Agim Veliu godet Kurtin e VV-në: Po e rrezikojnë miqësinë me Amerikën, por s’do t’i lejojmë

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 23:45

    Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, po merr pjesë në fushatën e kandidatit të LDK’së për Podjuevën, Nexhmi Rudari. Në një tubim ai ka hedhur akuza ndaj VV’së, duke thënë se po e prishin miqësinë e Kosovës me SHBA’në.


    Veliu, që liroi postin e kryetarit të komunës për atë të ministrit në qeverinë Kurti, thotë po ashtu se e mori pozitën e ministrit për disa arsye specifike.

    “Mos votoni majtas, sepse ata janë duke e rrezikuar miqësinë tonë me Amerikën. Ne nuk do t’i lejojmë, sepse për disa gjëra, të cilat ju besoj se i dini, u dashtë që të hyj në Qeveri”, ka thënë ai.

    Ai ka hedhur edhe akuza ndaj kandidat të VV’së, Shpejtim Bulliqi, duke e quajtur “hileçar”.

    “Nuk kemi kohë për balotazhe ne. Kundërkandidatët që i ka Nexhi janë të papërgatitur, të pabesueshëm dhe nuk ka njerëz që çojnë përpara diçka. Janë hileqarë. Dhe njëri prej tyre ishte deri vonë me ne dhe ai i ka bërë dëm vendit që të rinjtë tonë i ka lënë pa viza dhe një dëm që ia ka bërë buxhetit 320 mijë euro”, shtoi ai.

    Zgjedhjet në komunën e Besianës mbahen me 15 mars.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!