‘Përplasjet’ mes dy bashkëpartiakëve, Vjosa Osmanit e Agim Veliut, u bënë më të theksuara pas mocionit të mosbesimit të ngritur nga vet partia e tyre për rrëzimin e qeverisë, e që Osmani doli kundër.
Por, deklaratave të mbrëmshme të kryeparlamentares se Veliu nuk duhet të ishte pjesë e qeverisë, pasi ishte kundër një koalicioni me LVV-në që nga fillimi, erdhi edhe reagimi i këtij të fundit.
Nënkryetari i LDK-së, tha se nuk i komenton ‘video-mesazhet’ e çiftit Kurti-Osmani.
“Nuk i komentoj video-mesazhet. Për mua ka qenë një video-mesazh, auto-intervistë. Video-mesazhet e Osmanit e Kurtit nuk i komentoj, edhe kur japin veç e veç edhe kur japin si çift Kurti-Osmani”, ka thënë ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.