Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, edhe sot ka kritikuar Vjosa Osmanin, duke thënë se ajo nuk mund ta ndajë partinë.
Veliu thotë se Vjosa ka kohë që ka punuar kundër LDK-së, edhe pse me trup ka qenë brenda, shkruan Reporteri.net.
“LDK është tregu se nuk mund ta ndajë askush, nga LDK mund të ndahet individë kushdo qofshin ata, por LDK është vështirë të ndahet, është parti tepër e organizuar me një histori të gjatë të veprimit, parti politike që ju ka qëndruar shumë stuhive dhe nuk besoj që mund ta ndajë dikush LDK-në e aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK. Ajo ka kohë që është jashtë LDK-së me punë dhe veprime, ndërsa me trup ka qenë në LDK deri tash”, tha Veliu sot gjatë qëndrimit në Gjilan, ku takoi kryetarin e kësaj komune, Lutfi Haziri.
Kujtojmë se Vjosa Osmani mbrëmë ka bërë të ditur se nuk do të aderojë në Lëvizjen Vetëvendosje dhe se do ta formojë një Iniciativë Qytetare.
Ajo ka thënë se LDK e ka përjashtuar dhe nuk i është dhënë asnjë mundësi e vetme që të jap kontribut në parti. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.