Nënkreytari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se çështja e presidentit duhet të definohet në mes LDK-së e VV-së në mënyrë që sipas tij vendi të mos shkojë në krizë në vitin 2021 kur Thaçit i skadon mandati.
“Është mirë të definohen disa gjëra që të mos futemi në krizë të panevojshme. Mendoj që duhet të definohet edhe posti i presidentit. LDK ka figura mjaft që mund të jenë si konsensuale, por figura e Mustafes është nga më të rëndësishmet në këtë rast”, ka thënë Veliu në TV Dukagjini, shkruan Reporteri.net.
Ai më tej ka folur edhe për bisedat që po zhvillohen mes grupeve punuese mes LDK-së e VV-së me ç’rast ka thënë se nuk beson se ka rrezik në lidhjen e një marrëveshje mes dy partive në fjalë.
“Nuk e besoj që ka ndonjë rrezik të theksuar sepse ekipet janë duke punuar. Pasataj do të kalohet në biseda politike ku do të vendosen gjërat që e ndërtojnë një koalicion të mundshëm”, ka deklaruar Veliu. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.